Partia Socialiste e Shkodrës ka intensifikuar parapërgatitjet për fushatën elektorale që do jetë vetëm pas pak muajsh.

Koordinatori i PS Ditmir Bushati zhvilloi një takim në selinë rozë duke diskutuar mbi organizimin e pragzgjedhjeve por edhe probleme të tjera. Një diskutim i gjërë sipas burimeve është bërë për mbifaturimet e OSHEE për qytetarët e Shkodrës, çështje e cila sipas koordinatorit Bushati po ndiqet me rigorozitet për të gjetur një zgjidhje. Sa i përket propozimeve të kandidatëve për deputet të PS, për koordinatorin e Shkodrës është ende herët. Mbledhja ne selinë e PS në Shkodër ka zgjatur për afro 2 orë teksa janë diskutuar një sërë problematikash që hasin qytetarët. Është kërkuar që të dëgjohet zëri i tyre si dhe të zgjidhen ankesat që ata kanë në mënyrë që PS të jetë sa më e konsoliduar në prag të fushatës elektorale për të cilën kanë nisur të ndezen motorët nga të gjitha forcat politike.

Artikulli paraprak“ISH-PREFEKTJA ADEMI NDAU ZARFA ME PARA NË 2013”
Artikulli tjetërGOLEM: PREJ NJË JAVE PA ENERGJI ELEKTRIKE