SELIA ROZË NË SHKODËR, THIRRJE PD TË DISTANCOHET NGA LIDHJET ME KRIMIN. Kandidatja e partisë demokratike për bashkinë Shkodër Voltana Ademi këtë fushatë e ka nisur me shpifje, trillime dhe dëmtime të aseteve publike.Duke i dhënë urdhra drejtuesve te PD Shkodër që të trillojnë histori të pavërteta dhe të realizojnë takime elektorale në shkolla, Voltana Ademi po krijon një klime destabiliteti.

Shpifjet janë kthyer tashmë në ritual të partisë demokratike me tezen “shpif e shpif se diçka do ngelet”.Ju sigurojmë se asgjë nuk do ngelet por bëni kujdes, largoni kthetrat nga institucionet e arsimit.Rikujtojme thirrjen për të larguar flamujt nga sheshet e shtyllat e qytetit. Presim që PD Shkodër të reagojë dhe të largojë bashkë me ne flamujt që varen si rroba në tel e që po ndosin mjedisin duke dhënë një imazhë të keq qytetit më të rëndësishëm verior. Kujtojmë që askush nga Partia Socialiste nuk ka përfshirë në fushatë arsimtarë apo punonjës policie perkundrazi denoncojmë eksponentët e partisë demokratike që po demtojne shkollat dhe asetet e tjera publike. Ditën e enjte date 14 maj në oren 17.00 në shkollën “Osman Llampiri” në Shtoj të ri është dëmtuar dera kryesore për shkak se eksponentë të PD kanë hyrë me forcë për të realizuar takime elektorale. E njëjta situatë është vërejtur në shkollën e mesme të bashkuar “Lazer Kabashi” në komunën Hajmel me daten 20 maj ku si rrjedhojë një ditë më vonë nuk është zhvilluar mësim. I bëjmë thirrje drejtuesve të partisë demokratike të distancohen nga këto veprime dëmtuese që në thelb kane lidhjet e hershme me krimin.Gjithashtu i bëjmë thirrje Policisë së Qarkut Shkodër të ndërhyjë për të garantuar rendin dhe sigurinë në shkolla dhe të vërë para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve vandale.

Artikulli paraprakNIS ZYRTARISHT FUSHATA, STAR PLUS SQARON KANDIDATËT
Artikulli tjetërLIDHJA E GRUAS, FTON GRATË NË HAPJEN E FUSHATËS