Mund të duket si një kazermë e braktisur ushtarake apo si fortesë e humbur në luftë.

Në fakt është godina e partisë socialiste të Shkodrës. Edhe pse një prej partive më të mëdha, kjo është foleja e socialistëve, e gjendur tërësisht e amortizuar. Për herë të parë në këtë ndërtesë që PS e mban për selinë e saj në Shkodër shkeli edhe i deleguari Ditmir Bushati që duket se e kanë dërguar aty me qëllimin për ta parë se në çfarë gjendje është ndërtesa. Më parë socialistët bashkë me Bushatin janë degdisur në mjedise të tjera private në Shkodër për të zhvilluar mbledhjet me partinë. Për të hyrë deri tek dera e selisë më parë Bushati dhe stafi i tij duhet të përshkonin këtë pellg me ujë që ngjan me ndonjë rezervat të vogël. Ashtu edhe gjithë pjesa tjetër e strukturave që zhvilluan 3 mbledhje njëra pas tjetrës janë zhytyr në këtë pellg plot më ujë që bën një kontrast të madh duke qenë se aty ndodhen zyrat e partisë socialiste të Shkodrës. Në brendësi të saj kudo muret mbajnë lagështirë e myk e po ashtu një aromë të rëndomtë që shqetëson këdo. Po ashtu në faqet e murit sovatimet kanë rënë në shumë pjesë, harta të cilat nuk të japin aspak një imazh të mirë për një parti të madhe siç është PS-ja. Në të njëjtën situatë janë edhe zyrat ku socialistët zhvillojnë mbledhjet e tyre. Ndër kjo është banjoja e selisë së PS e ndodhur jashtë çdo lloj standarti. Duke u larguar në fund të mbledhjeve që u zhvilluan i deleguari i PS Ditmir Bushati qesh kur pyetet për mjediset e selisë…. Socialistët kanë hyrë në vitin e 3-të të qeverisjes së tyre dhe ende nuk kanë mundur që të krijojnë kushtet e duhura për selinë e tyre. Shpesh herë është diskutuar çështja e mjediseve të selisë por ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje edhe pse në 2015-ën u mor një nisëm për të gjetur një vend tjetër por që u la përgjysëm.

Artikulli paraprakPËRKUJTIMI I DEMOSTRATËS SË 14 JANARIT NË SHKODËR
Artikulli tjetërPS, BUSHATI: NGA LLOQE KAVAJE DO E BËJMË LLOQE SHKODRE