Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban është shprehur se nuk e sheh presidentin rus Vladimir Putin si një kriminel lufte.

“Tani jemi në luftë, dhe mund të flasim për krime lufte pas luftës. Nëse duam një armëpushim dhe më pas të negociojmë, duhet t’i bëjmë ata që janë pjesë e konfliktit të vijnë në tryezën e bisedimeve”, tha kryeministri hungarez për gazetën gjermane Bild.

“T’u kërkosh që të vijnë në tavolinën e bisedimeve dhe t’u thuash ‘ejani në tryezë dhe unë do t’ju arrestoj’ nuk është një ide e mirë”, tha Orban duke iu referuar urdhrit të arrestit kundër Putinit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, në Hagë.

Artikulli paraprak‘S’DO LEJOJMË NJË DONBAS TË DYTË BALLKANIK’, RAMA NGA HOLANDA
Artikulli tjetërSHTYPI I DITËS 28 QERSHOR 2023