Një 23-vjeçar është qëlluar me armë zjarri teksa po lëvizte me mjetin e tij në Shkodër.

23-vjeçari i identifikuar si P.H. po lëvizte me automjetin e tij nga Thethi në Nderlysë.

Sipas policisë 23 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut.

Shkodër/Informacion paraprak

Në qendrën shëndetësore të Thethit është paraqitur për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi P. H., 23 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta, duke qarkulluar me mjetin e tij nga Thethi në drejtim të fshatit Nderlysë, dyshohet se është plagosur me armë zjarri.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprak30-VJETORI I ZBARKIMIT TË ANIJES “VLORA” NË ITALI, META: KA ARDHUR KOHA TË PËRMBUSHIM ËNDRRËN E MIJËRA SHQIPTARËVE PËR NJË SHQIPËRI SI GJITHË EUROPA
Artikulli tjetërRAMA JEP LAJMIN: 45630 DOZA TË VAKSINËS PFIZER SAPO KANË MBËRRITUR NË AEROPORT. THIRRJE PËR QYTETARËT QË ENDE NUK JANË VAKSINUAR