Qeni antidrogë i zbulon shqiptarit 1 kg kokainë në makinë

Një qen i Guardia Di Finanza ka mundësuar zbulimin e 1 kg kokane në makinën e një shqiptari 34-vjeçar në Bolzano., citon mediat italiane, Syri.net. Makina me targa italiane u ndalua nga policia në zonën industriale të qytetit. Qëndrimi shumë nervoz shoferit me iniciale E.B. dhe përgjigjet e paqarta shtuan dyshimet për ta thelluar kontrollin ndaj tij edhe nëpërmjet ndërhyrjes së qenit, i cili i gjeti të fshehur në makinë, kokainën. Shqiptarit, pas kontrollit edhe në shtëpi, iu gjetën njëmijë euro të falsifikuara dhe shtatë telefona celularë dhe iu vunë prangat. Paraditen e sotme ai u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Artikulli paraprak52-VJEÇARI COPËTOHET NË PLUGUN E MJETIT BUJQËSOR
Artikulli tjetërDROGA, SHQETËSOHET ITALIA. KREU I ANTIMAFIAS NË TIRANË