Nga mesi i kësaj jave qeset plastike nuk do të përdoren më në tregje. Ato do të jenë të ndaluara më ligj. Ambicia e qeverisë është ta bëjë Shqipërinë, vendin e parë europian ku do të ndalohen me ligj qeset plastike si një nga elementët që dëmton më së shumti ekosistemin ku jetojmë.

Bëhet fjale për qeset me trashësi deri në 70 mikron dhe kapacitet deri në 10 kilogramë të cilat nuk do të lejohen më të prodhohen. Disa qytetarë kanë bërë gati trastat, ndërsa në pjesën dërrmuese duken të painformuar, indiferentë madje dyshues se ligji i fortë i qeverisë do të zbatohet. Disa madje e kundërshtojnë vendimin.

Për shkelësit e këtij detyrimi janë parashikuar edhe gjoba, çdo person që hedh në treg, prodhon, importon apo fut në territorin e Shqipërisë qese plastike mbajtëse, gjobitet nga 1 000 000 – 1 500 000 lekë. Ndërkohe qe çdo person që i përdor këto qese do të gjobitet me 30 -100 mijë lekë.

Në facebook, Kryeministri Rama shkruan se nga e mërkura nis një epokë e re për Shqipërinë patriotike, me ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimëshe në favor të mbrojtjes së atdheut teksa publikoi edhe spotin ndërgjegjësues për t’i thënë jo qeseve plastike!

Artikulli paraprakSTUDENTËT E GAZETARISË SHKODËR FITOJNË FESTIVALIN
Artikulli tjetër“ËSHTË SKANDAL I MADH, NDAJ I LARGOHEN SI DJALLI”, ALIBEAJ: PS RRËZON KËRKESËN PËR KOMISION PËR INVESTIMET STRATEGJIKE