Grupi më në zë i arenës ndërkombëtare “Quartteto di Cremona” erdhen për here të parë në qytetin e Shkodrës për të përformuar përballë publikut Shkodran muziken klasike të emrave të mëdhenj të muzikës italiane si Verdi, Puccini, Respighi.

Cristiano Gualco Paolo Andreoli, Simone Gramaglia Giovani Scaglione performuan në veglat muzikore karakteristike si violine, violë dhe violinçel.

Është hera e parë që këta artistë vijnë në Shqipëri. Turneu i tyre i cili nisi në Tiranë më pas në Shkodër do të vijojë dhe në qytetin e Korcës dhe atë të Durrësit.

Synimi i këtij festivali është të përhapë muzikën klasike të luajtur me instrumente origjinalë, në respekt të plotë të stilit, rregullave dhe mënyrës së interpretimit të asaj kohe.

 

Artikulli paraprakGRABITET PIKA E TRANSFERIMIT TË PARAVE NË SHËNGJIN
Artikulli tjetërFOTOTEKA MARUBI “NA TAKON” ME ANGJELIN NENSHATIN