Nuk mjafton çmimi stratosferik por edhe cilësia dhe sasia e asaj që shoferët blejnë çdo ditë, karburantin për makinat e tyre. Drejtuesit e mjeteve motorike shprehen të shqetësuar gjithmonë e më shumë për cilësinë skandaloze të karburanteve që tregtohen në Shqipëri.

Sikur të mos mjaftonte kjo cilësia e naftës bie në kundërshtim me çmimin e lartë me të cilin tregtohet.

Por ka edhe më shumë. Nuk janë të pakta rastet kur kompanitë, permes manipulimit të pompave,vjedhin sasi karburanti, shprehen qytetarët e intervistuar nga Star Plus, të cilët identifikojnë edhe kompanitë që abuzojnë më shumë.

Cilësia jo e mirë e naftës që shitet në Shqipëri jo vetëm që dëmton automjetet por është dhe një nga arsyet e ndotjes së ajrit në vend.

 

Artikulli paraprakPO PRISTE DRU ME MOTORSHARRË, DËMTOHET RËNDË NJË BANOR NË DUKAGJIN, PRITET HELIKOPTERI PËR TA TRANSPORTUAR NË SPITAL
Artikulli tjetër11 RASTE ME COVID-19 NË QENDRAT SHËNDETËSORE TË VELIPOJËS