Shqetësimet e qytetarëve lidhur me paketat mujore dhe shërbimet që ofrojnë kompanitë telefonike vijojnë të jenë të shpeshta. Sipas tyre, çmimet janë të papërballueshme krahasuar me shërbimet që ofrojnë, pasi ofertat zgjasin më pak se 4 javë.

Qytetarët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për stabilizimin e kësaj situate, pasi po vidhen çdo ditë.

Edhe më parë, Star Plus Tv ka trajtuar këtë problematikë që lidhet direkt me abuzimet që po I bëjnë kopmanitë e mëdha telefonike qytetarëve shkodranë por jo vetëm. Shumë prej tyre kërkojnë zgjidhje nga institucionet pasi e kanë të nevojshëm komunikimin përmes telefonit, por çmimet e larta ia vështirësojnë edhe më tepër plotësimin e nevojave të tyre.

Artikulli paraprakFUNDJAVA RIKTHEN TRAFIKUN NË HYRJE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërJETIMI I SËMURË QË BËN APEL PËR NDIHMË