Nga tre kompanitë telefonike që operojnë në të gjithë vendin, kompania “Vodafone” cilësohet nga qytetarët shkodranë si e vetmja me çmimet më të kripura dhe që abuzon me paketat mujore te abonenteve. Pavarësisht përfitimeve kolosale vjetore që kjo kompani ka, Autoriteti I Konkurrencës nuk ka ndërhyrë për stabilizimin e tregut duke lënë vend për abuzime në çmimet e paketave të ndryshme që kjo kompani ofron për abonentët e saj.

Qytetarët thonë se çmimet e “Vodafone” janë të papërballueshme, ndaj kanë ndërruar kompani, duke marrë në konsideratë ofertat mujore nga “One Telecomunication” apo “Albtelecom”.

Vazhdimisht, në redaksinë e “Star Plus Tv” ka ankesa dhe paraqiten shqetësime për kompanitë celulare që kryesisht lidhen me “Vodafone”. Televizioni ynë do të ndjekë në vazhdimësi shqetësimet e qytetarëve, ndërkohë që ftojmë secilin prej tyre të bashkëpunojë me mediat dhe të denoncojë raste të tilla abusive të kompanive celulare në vend.

 

Artikulli paraprakQYLYBYLI: PASTRIME PERIODIKE NË VELIPOJË
Artikulli tjetërRRUGËT E SHKODRËS MBUSHEN ME GROPA