Kryeministri Rama i ka kritikuar të gjithë krerët e bashkisë për faktin se nuk kanë aktivitet për të rigjeneruar para.

“Ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë. Kjo është e domosdoshme sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Rritja e performancës së bashkive është një prioritet për ne, të gjithë së bashku.

Bashkitë të mendojnë për të shtuar burimet e tyre financiare me të ardhura që burojnë nga tregu. Është e dhëna më dramatike në këto 30 vite që volume I aktiviteteve që lidh bashkitë me krijimin e të ardhurave jo buxhetore është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne ende sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, të mos kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura.

Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjithë mundësitë që të ndërtojnë dhe të fitojnë para për buxhetin e tyre. Më thoni një kompani bashkiake që ndërton në funksion të strehimit në Shqipëri? Asnjë, nuk ka! Nuk mundet të jetë qeveria përgjigja për çdo kërkesë dhe nevojë”, tha Rama.

Artikulli paraprakMBLIDHET KOMISIONI I REFORMËS ZGJEDHORE, GJIKNURI: TË GJEJMË PIKA TË PËRBASHKËTA KOMPROMISI
Artikulli tjetërEDICIONI I 8-të I KONCERTIT NË KITARË NGA TË RINJTË