Koncerti “We Play The Guitar”, “Ne luajmë në Kitarë” zhvilloi edicionin e tij të 8-të në hollin e teatrit “Migjeni”. Ky koncert i organizuar nga qendra kulturore “Pjetër Gaci” është tashmë një aktivitet i përvitshëm që zhvillohet me nxënës të qytetit të Shkodrës që studiojnë instrumentin e kitarës.

Drejtuesi artistik i këtij koncerti Dritan Mlika shprehet se koncerti “We Play The Guitar” vë në qendër të rinjtë që studiojnë kitarë duke sjellë rrugëtimin e tyre artistik përmes këtij instrumenti.

Koncerti “We play the Guitar” synon evidentimin e të rinjve që studiojnë kitarën të cilët në të ardhmen mund të jenë kitaristët e qytetit të Shkodrës por edhe më gjërë duke vijuar këtë traditë të bukur të këtij instrumenti.

 

Artikulli paraprakRAMA: BASHKITË NUK KRIJOJNË TË ARDHURA, KJO SITUATË NUK TOLEROHET MË! NISIM FAZË SHTRËNGIMI PA TOLERANCË
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI “NJË ËNGJËLL VESHË ME FRAK”