Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit të Republikës Ilir Meta në një mesazh drejtuar asamblesë së PS. Rama shkruan në “Twitter” frazën e përdorur tashmë disa herë duke e pyetur se ‘çfarë borxhi i ka Shqipëria që duhet të durojë shkallimet e përditshme?!’

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakMETA MESAZH ASAMBLESË SOCIALISTE: RAMA JU KA MARRË PENG! DO FAKTOJ LIDHJET E TIJ ME BOTËN E KRIMIT
Artikulli tjetërM.MADHE, GJENDEN TRUPAT E VRARË, NË KËRKIM AUTORI