Kryeministri Edi Rama deklaron se Ilir Meta ka ofenduar disa herë vullnetin e parlamentit dhe miqtë ndërkombëtarë. Rama tha se Meta u përpoq të shuajë zjarrin në fikje të protestës së opozitës duke çuar në dhunim ndaj shkollave dhe materialeve zgjedhore.

“Si mund të ketë Shqipëria sot një president që në një konferencë shtypi deklaron se është gati të bëjë një test mendor që nuk ia ka kërkuar askush edhe pse mund të ketë ngjallur dyshime. Siç thotë Dostojevksi sfida më e madhe nuk është të mos gënjesh por të mos gënjesh veten.

Por nëse Ilir Meta mund t’ia lejojë veten të ngatërrojë gjithë dynjanë, si një njeri që shkon për në Tropojë dhe i duket sikur kalon nga burgu i Spaçit, por ku parlamenti nuk mund të lejojë mbylljen e syve për ballë kësaj rrezikshmërie. Ilir Meta ka refuzuar harbutërisht dekretimin e ministrave më shumë se një herë duke kthyer mbrapsht vullnetin e këtij parlamenti, duke e kërcënuar duke lënë të kuptohet se edhe mund ta shpërndajë fare.

Ka luajtur role dhe lojëra që asnjë president tjetër nuk e ka bërë. Aq larg s’ka shkuar sa edhe vetë paraardhësi i tij, një rreshter na duket sot se Xhefersoni. Ka kaluar edhe cakun e fundit duke luajtur deri në fund me zjarrin që plani për zjarrvënien e Shqipërisë të mos dështonte.

Ai ndërhyri në mes të fushatës elektorale për të shuar zjarrin në fikje të protestës së opozitës duke shuar dhunën e protestën duke sjellë djegie të shkollave dhe dhunim të materialeve zgjedhore. Ai fyeu edhe miqtë e Shqipërisë me letra si të ishte qytetari digjital që ankohet për djegien e të mbathurave”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ndal të komentonte raportin paraprak të OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit. Rama tha se mungesa e gjerë e besimit u shkaktua nga ndërhyrja e dhunshme e presidentit Ilir Meta me antidekretin e tij në mes të procesit zgjedhor.

“Ata thonë se raporti paraprak i OSBE ka konfirmuar pozicionet e opozitës protestuese dhe presidentit. Por në fakt ajo ka evidentuar një proces krejt anormal për shkak të shkeljes së kushtetutës nga ana e presidentit.

Mungesa e gjerë e besimit të publikuar është një fakt i pakontestueshëm por është fakt se ka ardhur për shkak të ndërhyrjes së Ilir Metës në proces me anti dekretin e tij në proces. Ai shantazh mpiu për një moment edhe vetë strukturat tona, lëre më zgjedhësin.

Di mund të ruhej besimi pas provokimit të Ilir Metës. Politizimi i komisioneve është një fat i njohur botërisht. Kjo ishte hera e fundit që zgjedhjet administrohen nga partitë politike. Ne do depolitizojmë administratën zgjedhore. OSBE ka thënë se ka pasur probleme me verifikimin e adresave Por raporti thotë se në masë të madhe se listat e zgjedhësve u hoqën nga bashkitë e opozitës nga mes të procesit zgjedhor. Ata vërshuar në mbrojtje te idesë revolucionare imagjinare të presidentit”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama tha se me veprimet që ka bërë duke zhdekretuar zgjedhjet e 30 qershorit e duke caktuar më tej 13 tetorin si datë për mbajtjen e tyre, është një aset për mazhorancën, pasi sipas tij, edhe të pakënaqurit me PS-në, duke parë sjelljen e kreut të shtetit, nuk do ta çonin votën për tjetër parti veç PS-së.

“Në kushtet kur 30 qershori i ka mbijetuar agresionit më të egër, më të turpshëm, antidemokratik që politika ka ndërmarrë ndonjëherë 30 vitet e fundit kundër interesit kombëtar, Ilir Meta do ishte politikisht për ne një kundërshtar që nuk duhet ndaluar të gabojë më tutje. Ashtu i dizekuilibruas prej frikës nga drejtësia, i çoroditur prej disfatës së operacionit antikombëtar, hakërrues dhe qesharak, ai është sot një aset i vyer politik i kësaj shumice qeverisëse.

Me atë lloj figurine kërcënuese në presidencë edhe më të pakënaqurit ndaj nesh do trembeshin ta çonin votën tjetërkund pas 2 vitesh”, tha Rama.
E megjithë favorin që Meta me veprimet e tij i bën vetë mazhoranvës, kreu i qeverisë tha se ai duhet ndalur për vetë dëmin që i ka bërë kushtetutës dhe demokracisë.

“Ne jemi të ndaluar ta përdorim kryetarin e shtetit si një gogozhel për të trembur zgjedhësit e pakënaqur ndaj nesh dhe jemi të detyruar ta ndalojmë Metën të gabojë më tej. Se dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm se çdo kalkulim elektorale, Ilir meta duhet hetuar dhe ndëshkuar deri në fund nga ky kuvend dhe reagimi jonë si deputetë duhet të jetë frontal, ne emër të kushtetutës, demokracisë dhe dinjitetit të shtetit shqiptar.

Duhet të na bashkojë një emërues pavarësisht cdo interesi politik që natyrshëm na ndan. Meta nuk është më thjesht kundërshtar i qeverisë, është armiku i hapur i kushtetutës. Është armiku i deklaruar i parlamentit. Nuk është më politikani i frikësuar deri në palcë nga reforma në drejtësi, është vetë shëmbëlltyra e tërbimit të të tremburve nga drejtësia”, tha shefi i mazhorancës.

Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, se pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e 30 qershorit ishte një fitore për PS-në krahasuar edhe me kohën e zgjedhjeve të 2015-ës kur PS garoi në aleancë me LSI-në. Kreu i qeverisë tha se PD-ja e quan fitore faktin që 85% e shqiptarëve nuk votuan, kur ndërkohë sipas tij llogarit në këtë shifër edhe shqiptarët që janë larguar nga vendi, emigrantët, ata që qëndruan në shtëpi dhe ata që bënë plazh – siç u shpreh Rama. Ai premtoi se në zgjedhjet e ardhshme mazhoranca (duke shpresuar edhe në votën e opozitës parlamentare) do të miratojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor për të garantuar edhe votën e emigrantëve.

“Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon – thotë Napoleon Bonaparti. Por sot nuk jemi mbledhur këtu të ndalojmë kundërshtarin tonë. Si kundërshtar i kësja shumice qeverisëse Meta nuk duhet ndaluar në qorrmarshimin e tij të trishtueshëm të historisë politike.

Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit, sepse njerëzia e shohin lakuriq të vërtetën e armiqësisë së Metës kundër shumicës, nga dëshpërimi prej disfatës të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve, që synonte pengimin e reformës në drejtësi dhe celjen e negociatave për anëtarësi.

Fatmirësisht e kam thënë disa herë gjatë fushatës se lufta e tyre për të prishur zgjedhjet memdhunë do të rezultonte një vrimë në ujë, por kjo nuk do t’i pengonte ata të shpallnin fitoren e radhës, e kam ditur që do t’i numëronin si fitore shqiptarët jashtë shtetit, ata në shtëpi dhe at anë plazh.

S’ka më keq për humbësit sesa të sillen si fitimtarë. S’ka më mirë për fituesit se humbësit nuk e kuptojnë që kanë humbur. 85 % e popullit refuzoi Ramën – thonë të shkretët. Por i llogarisin të tërë, që nga të ikur në kohën e ambasadave, si prezentë në Shqipëri 30 qershorin e fundit. Janë këta që e pengojnë përfshirjen e emigrantëve në Kodin Zgjedhor.

Theksoj bindjen tonë se emigrantët duhet ta kenë të drejtën e votës, duke filluar nga zgjedhjet e ardhshme. Uroj edhe me dakordësinë e opozitës parlamentare. E vërteta është se pjesëmarrja e 30 qershorit ka tejkaluar cdo pritshmëri tonën.

Ne kemi marrë përqindje më të lartë se ckishte koalicioni fitues në 2015. Po ashtu një numër shumë më të madh votash për kandidatët në një garë ku gjysma e tyre nuk kishin kundërshtarë. Krahasuar me një garë më parë në aleancë me LSI-në është vetëm 4 % më pak. Po të kishte qenë tjetër garë deri natën e fundit me preison mbi zgjedhësit kjo përqindje do të ishte më e lartë se vitit 2015.

Ta lexosh si refuzim popullor pjesëmarrjen dhe ta shohësh rezultatin tonë si tkurrje elektorale e shumicës do të thotë të mos kuptosh se cfarë vjen më mbrapa. Qoftë zhvillimi i zgjedhjeve, qoftë rezultati ynë, qoftë verbëria e opozitës, e tregoi që sot pse ajo opozitë nuk ka asnjë shans rikthimi tek fitorja”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Artikulli paraprakRAMA: META, ARMIQËSI TË EGËR ME SHUMICËN QEVERISËSE
Artikulli tjetërROZMARI JORGANXHI, MJESHTRE E MADHE, DIRIGJENTE KORI DHE MEZZOSOPRANO