Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se Presidenti Meta e ka treguar armiqësinë e egër që ka ndaj shumicës qeverisëse.

Rama: “Kurrë mos e ndalo kundërshtarin që po gabon” thotë Napoleon Bonaparti
Sot nuk jemi mbledhur të ndalojmë një kundërshtarin tonë.

Si kundërshtari i kësaj shumice Ilir Meta nuk duhet ndaluar në qorrmashrimin e tij vetëshkatërrues sa unikal aq edhe të trishtueshëm në historinë politike të këtij vendi.
Politikisht ai na e bën më të lehtë pozicionin tonë në sytë e popullit. Njerëzia e shohin krejt lakuriq të vërtetën e armiqësisë së egër të Ilir Metës ndaj shumicës tonë qeverisëse.

Është një armiqësi e ushqyer nga dëshpërimi prej disfatës së turpshme të planit antikombëtar të hedhjes në erë të zgjedhjeve që synonte pengmarrjen e drejtësisë dhe pengimin e celjes së negociatave në BE.

I kam ndjekur në një ndjenjë mëshirë budallallëqet e fallxhores Monikë dhe akrobacitë e artistit Lul, së bashku me mufkat e haxhiut Ilir. Që nga shfajësimet e hatashme për disfatën e tyre deri tek fajësimet e dëshpëruara në adresën tonë lidhur me pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje dhe me raportin paraprak të misionit të ODIHR.

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit tha se Presidenti Meta e ka treguar armiqësinë e egër që ka ndaj shumicës qeverisëse.

Rama: Ilir Meta do ishte politikisht për ne një kundërshtar që nuk duhet ndaluar të gabojë më tutje. Ashtu i dizekulibruar prej frikës nga drejtësia, i çoroditur prej disfatës së operacionit antikombëtar që bashkëudhëhoqi me tre kalorësit e tjerë të apokalipsit imagjinar. Hakërryes dhe qesharak në fuqinë e tij ai është sot një aset i vyer politik i kësaj shumice.

Me atë lloj figurinë kërcënuese në Presidencë edhe më të pakënaqurit ndaj nesh do të trembeshin ta conin votën gjetkë pas dy vitesh.

 

Artikulli paraprakSHKARKIMI I METËS, ULSI MANJA LEXON RAPORTIN DHE KËRKON NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR
Artikulli tjetërRAMA: META I ÇORODITUR, HAKËRRYES DHE QESHARAK! TË HETOHET DHE NDËSHKOHET