Rama-ministrave: Mos i vononi emërimet e grupit të deputetëve

 

Vjion mbledhja me dyer të mbyllura i grupit parlamentar të PS ku mësohet  se Kryeministri Rama u ka kërkuar ministrave që mos t’i vonojnë emërimet e grupit të deputetëve dhe të mos krijohet ideja e mospërfilljes së tyre. Ndërsa në mbledhje kanë diskutuar dhe kryetarët e komisioneve dhe nënkryetarët për buxhetin. Nga mbledhja me dyer të mbylluar, mësohet se Braçe ka falenderuar të gjithë anëtarët e komisionit të maxhorancës dhe opozitës. Braçe tha se kompania e markimit të karburanteve është e regjistruar në një parajsë fiskale. Ka 16 % të të ardhurave. Ne duhet të ndërhyjmë. Të paktën ta stopojmë Ndërsa Ulsi Manja ka folur për buxhetin, i cili sipas tij garanton funksionimin e organeve të reja të drejtësisë .

Artikulli paraprakKORRUPSIONI NË HIPOTEKË, 4 TË NDALUAR, 3 PREJ TYRE ZYRTARË
Artikulli tjetërNDËRRON JETË NË RANIMACION E QSUT 74-VJEÇARI I DËNUAR PËR VRASJE