Ndërron jetë në ranimacion e QSUT 74-vjeçari i dënuar për vrasje

 

Një 74-vjeçar, i dënuar për vrasje, ka ndërruar jetë në reanimacionin e QSUT-së Sipas policisë, vdekja e 74 vjeçarit me inicialet B.F, banues në Shkodër, ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për veprën penale të vrasjes, ndërroi jetë në reanimacionin e QSUT-së, ditën e sotme.74-vjeçari tronditi opinionin publik në vitin 2007, pasi u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen, kishin vrarë vajzën e tyre në vitin 1996, dhe e kishin varrosur atë në oborrin e shtëpisë.Gjykata e Shkodrës ne vitin 2008 ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër në vitin 2006, pasi u shpallën fajtor për veprën penale , “vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim” dhe “fshehje të krimit”.Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës, ka vendosur 15 vjet burg.

Artikulli paraprakRAMA-MINISTRAVE: MOS I VONONI EMËRIMET E GRUPIT TË DEPUTETËVE
Artikulli tjetërSHQIPËRIA MPOSHT TURQINË NË SHTËPI,SADIKU SHENON DY HERE