Kryeministri Edi Rama falenderon të gjitha strukturat e shtetit që po shërbejnë për të prekurit nga tërmeti. Ai gjithashtu falenderon edhe partnerët.

“Mirënjohje për heronjtë e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare, njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve;

Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s’ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda; Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shembëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë;

forcat e njerëzore të solidaritet, ardhur me një frymë nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse,

në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh…” shkruan Rama.

Artikulli paraprakMYFTINIA SHKODER ,THIRRJE PER SOLIDARITET
Artikulli tjetërME MJETE PËR KËRKIM NËN RRËNOJA EDHE GJATË NATËS, MBËRRIJNË SPECIALISTE PËR KATASTROFA NATYRORE