
Kryeministri Edi Rama lajmëron se nga 3 korrik çdo shërbim në Kadastër do të merret vetëm online përmëes e-Albania.
Kryetarja e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka prezantuar progresin e bërë nga institucioni gjatë 100 ditëve prej momentit kur ajo ka marrë drejtimin.
“Për herë të parë, është ngritur Akademia, personeli trajnohet për vendin e punës. Gjithashtu kemi marrëveshje me universitetin e Tiranës për shkëmbimin e njohurive me pedagogët e fushave por edhe me lidhjen e kontratave me studentë të fushës që nga bankat e shkollës.
Pavarësisht mosbesimit se cështjet pronësore mund të mos rregullohen. Unë them se nuk ka asgjë të pamundur. Kemi nisur punën për qëendërzimin e arkivës që do të jetë e paprekshme. Sa i takon arkivës digjitale brenda pak muajsh, funksionimi do jetë vetëm nëpërmjet e-Albania”-tha Bici.