Rama në OKB: Presim që BE të hapë rrugën për negociatat

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin në Asamblenë e OKB në SHBA. Shefi i qeverisë shqiptare është ndalur në 4 çështje në fjalimin e tij në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara; Integrimi i Shqipërisë, thirrja për njohjen e Kosovës, bashkëpunimi rajonal dhe rreziku që i kanoset botës nga terrorizmi dhe regjimi korean. Rama deklaroi se Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa theksoi se rezultatet do të maten me zbatimin e Reformës në Drejtësi. “Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimit të BE. Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne dhe inkurajim për reformat” deklaroi ai. Bashkëpunimi rajonal dhe rritja ekonomike Kryeministri shqiptar shpalosi para Asamblesë së OKB programin e përbashkët të qeverive të Ballkanit Perëndimor për zonën ekonomike, e cila do të rriste shkëmbimet mes vendeve, ndërsa qëllim është integrimi në familjen e madhe evropiane. “Prova më e mirë e ndryshimit të Ballkanit qëndron te qëllimi i përbashkët për ta bërë rajonin pjesë të BE. Krijimi i zonës ekonomike rajonale në Ballkan do të rrisë tregtinë, ne do të jemi më të aftë për të mbrojtur interesat e të gjithëve dhe forcimin e marrëdhënieve. Synimi im është rritja ekonomike deri në 5%, bazuar te zhvillimi rajonal, në një zonë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapaciteteve” theksoi ai. Rama bën thirrje për njohjen e Kosovës Një pjesë të rëndësishme të fjalimit të Ramës e ka zënë edhe thirrja për të njohur pavarësinë e Kosovës nga vendet që nuk e kanë bërë deri tani. Sipas tij, njohja e realitetit të ri ballkanik do të ndihmonte për sigurinë dhe zhvillimin. “Pranimi i Kosovës në cdo institucion rajonal është me një rëndësi thelbësore. Ka pasur nga ata që kanë shprehur shqetësimin se pavarësia e Kosovës do të çlirojë disa forca të errëta. Ballkani sot është shumë më i mirë se 10 vite më parë, pavarësia e Kosovës u shndërrua në siguri për rajonin. Serbia dhe Kosova janë të angazhuar në një dialog serioz. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës është një kontribut për sigurinë e rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe vetë Serbinë”. Rreziku nga ISIS e regjimi korean dhe reformimi i OKB Terrorizmi dhe regjimi korean janë kërcënimet me të cilat përballet bota është shprehur Rama në OKB, ndërsa mbështeti iniciativën e SHBA për reformimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Terrorizimi vazhdon që të kërcënojnë vlerat tona. Konfliktet e armatosura janë tashmë më komplekse, armët janë më të sofistikuara duke rritur vuajtjet njerëzore. Situata në Azi, krizë e përshkallëzuar nga politikat kokëforta të një regjimi, kanë rikthyer frikën enjë konflikti të tmerrshëm bërthamor. Unë ritheksoj zotimin për të bërë detyrën tonë. Rrija e ekstremizmit vazhdon që të jetë një sfidë që kërkon zgjidhej të ngutshme. ISIS ka humbur 90% të territorit, përgjigja duhet të vazhdojë. Shqipëria ishte një nga vendet e para të koalicionit kundër ISIS. Tani po zbatojmë një plan për kapacitete vepruese. OKB duhet të reformohet që të mbetet e rëndësishme dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj” përfundoi Rama. Gjithashtu Rama ka folur edhe për uraganet, klimën, barazinë gjinore dhe disa çështje të tjera që shqetësojnë botën. Fjala e Ramës në OKB Terrorizimi vazhdon që të kërcënojnë vlerat tona. Konfliktet e armatosura janë tashmë më komplekse, armët janë më të sofistikuara duke rritur vuajtjet njerëzore. Miliona njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre, janë tregues i dyshimit kolektiv. Katastrofat janë duke u bërë më të shpeshta, duhet të përshtasim jetën për të mbrojtur planetin. Situata në Azi, krizë e përshkallëzuar nga politikat kokëforta të një regjimi, kanë rikthyer frikën enjë konflikti të tmerrshëm bërthamor. Asnjë vend nuk mund të përballet këto probleme i vetëm, kërkohet reagim i unifikuar. Vizioni dhe veprimet duhet të jenë universale . Unë ritkehesoj zotimin për të bërë detyrën tonë. Rrija e ekstremizmit vazhdon që të jetë një sfidë që kërkon zgjidhej të ngutshme. ISIS ka humbur 90% të territorit, përgjigja duhet të vazhdojë. Shqipëria ishte një nga vendet e para të koalicionit kundër ISIS. Tani po zbatojmë një plan për kapacitete vepruese. Ne vlerësojmë bashkëpunim mes OKB dhe BE në politikën e mbrojtjes. Njerëzit duan të jenë të çliruar nga frika dhe dhuna. Shqipëria e përkushtuar për të mbrojtur të drejtat e grave, për herë të parë në Shqipëri kemi një qeveri me përbërje të barabartë mes burrave dhe grave. Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimin e BE. Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne. Pavarësisht krizës vazhdojmë të besojmë se zgjerimi mbetet katalizatori më i mirë për të garantuar zhvillimin dhe sigurinë. Synimi im është rritja ekonomike deri në 5%, bazuar te zhvillimi rajonal, në një zonë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe kapaciteteve. Prova më e mirë e ndryshimit të Ballkanit qëndron te qëllimi i përbashkët për ta bërë rajonin pjesë të BE. Krijimi i zonës ekonomike rajonale në Ballkan do të rrisë tregtinë, ne do të jemi më të aftë për të mbrojtur interesat e të gjithëve dhe forcimin e marrëdhënieve. Pranimi i Kosovës në cdo institucion rajonl është me një rëndësi thelbësore. Ka pasur nga ata që kanë shpreshur shqetësimin se pavarësia e Kosovës do të cluirojë disa forca të errëta. Ballkani sot është shumë më i mirë se 10 vite më parë, pavarësia e Kosovës u shndërrua në siguri për rajonin. Serbia dhe Kosova janë të angazhuar në një dialog serioz. Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën, duhet ta bëjnë këtë. Njohja e Kosovës është një kontribut për sigurinë e rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe vetë Serbinë. OKB duhet të reformohet që të mbetet e rëndësishme dhe të përmbushë përgjegjësitë e saj. Ne jemi të vetëdijshëm, se kjo reformë është për transformimin.

Artikulli paraprakXHAÇKA TAKON LU: DISKUTUAM PËR PARTNERITETIN E SIGURINË NË VEND
Artikulli tjetërSHQIPËRIA, MALI I ZI DHE ITALIA PATRULLIM NË ADRIATIK