Kryeministri Edi Rama deklaron dhe njëherë se do të qëndrojë jashtë debatit dhe krizës që ka përfshirë Partinë Demokratike. Rama cilëson ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur non grata nga SHBA, një kufomë, ndërsa nuk kursen as etiketimet dordolec apo papagall.

Ai shkruan në “Twitter” se nesër do të vendoset në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin

“S’kam ndërmend të merrem as me kufomat gratanongrata as me dordolecët e papagallët grata e vinci (gërvisht e fito) që kanë hyrë në një vorbull marrëzie qesharake bravash, dyersh, kanalesh e portalesh, kinse po duan kush e kush të luftojë më fort regjimin, korrupsionin, vuqiqin!
Jam i inkurajuar që drejtësia e re po jep sinjale të qarta pa dallim ngjyrash, ekonomia po vijon ringjitjen pas pandemisë, sporteleve po u vjen fundi bashkë me vitin në ikje dhe më e mira është e gjitha përpara, duan s’duan humbësit fitimtarë të kuvendeve demokratike e mediatike!
Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur!”, deklaron Rama.

Artikulli paraprakNDËRROI RROBAT NË AEROPORT ME NJË SIRIAN, ARRESTOHET DIPLOMATI AMERIKAN
Artikulli tjetërRAMA PREZANTON SOT PLATFORMËN PËR ‘KONSULTIMIN E MADH KOMBËTAR’: LE TA DËGJOJMË SA MË SHUMË NJËRI-TJETRIN