Kryeministri Edi Rama do të prezantojë sot platformën për ‘Konsultimin e madh Kombëtar’, një platformë e prezantuar nga kreu i qeverisë para formimit të qeveris së re, e cila synon që për vendimmarrjet e rëndësishme do merret edhe mendimi i qytetarëve.

Rama tha dje se nëpërmjet kësaj platforme do të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe se nuk ka më kohë për të humbur.

“Nesër vendosim në qeveri Konsultimin e madh Kombëtar me shqiptarët për vendime të rëndësishme të vitit që po vjen dhe le ta dëgjojmë sa më shumë njëri-tjetrin, jashtë llogoreve të ngushta partiake e llogjeve të mëdha provinciale! Ata s’kanë ç’humbin më ne s’kemi kohë për të humbur”, shkroi Rama dje në Twitter.

Njoftimin Rama e bëri pas mbledhjes së qeverisë, ku u bë një analizë e punës së bërë në 100 ditët e para të qeverisjes.

Artikulli paraprakRAMA: NESËR VENDOSIM NË QEVERI KONSULTIMIN E MADH KOMBËTAR ME SHQIPTARËT PËR…
Artikulli tjetërVIT I RI ME LEKË TË REJA, NGA 17 JANARI HIDHEN NË TREG KARTËMONEDHAT 500 DHE 2000 LEKË