Nga Malësia e Madhe Kryeministri Edi Rama tha se Berisha-Meta duan ta rikthejnë vendin mbrapa kur Shqipëria ishte një vend i kategorisë së dytë para se të vinte në pushtet PS, ndërsa sot Shqipëria është e barabartë në tryeza me më të mëdhenjtë e botës. Rama shtoi se Berisha dhe Meta u kërkojnë votën shqiptarëve për tu bërë karshillëk SHBA-ve.

“Kurrë Shqipëria nuk ka qenë me e respektuar në sytë e botës, kurrë nuk ka qenë më e barabartë në tryezë me më të mëdhenjtë e botës. Kush do të mendonte që Shqipëria do të kishte një ulëse në Këshillin e Sigurimit, që do të drejtonte OSBE, që do të mbante samitin, këto nuk i ka sjellë bukuria e natyrës por Shqipëria kur kemi marrë detyrën ishte një vend që trajtohej si një vend i kategorisë së dytë. Ata që ishin para nesh ulnin kokën dhe mbanin pantallonat që mos u bini para fqinjëve dhe të huajve ndërsa sot u kërkojnë votën shqiptarëve tu bëjnë karshillik Shba-ve. Çfarë tradhtie është kjo për ata që besuan në PD. Për ne nuk ka demokrat e socialist kur vjen puna për të bërë detyrën”, tha Rama.

Artikulli paraprakGODITET NJË TJETËR RAST I TENTATIVE PËR KULTIVIM TË BIMËVE NARKOTIKE, ARRESTOHET 16 VJEÇARI
Artikulli tjetërHILA: BESONI PROGRAMIN TONË PËR VAU DEJËSIN