Kryeministri Edi Rama në spotin e podcastit të tij të ardhshëm ka prezantuar të renë Arjeta Puca e cila do të jetë e ftuar si bashkëthemeluese e një kompanie që prodhon dhe shet makineri ndërtimi, aksesorë të pjesëve dhe automjeteve të specializuara për mjetet e shërbimit publik.

Gjatë prezantimit të saj, Rama e prezantoi Arjetën si vajzën e cila në të ardhmen mund të prodhojë edhe atë që ai e quajti ‘Ferrarin ballkanas’. Nga ana tjetër, Arjeta e cilësoi diçka të tillë si totalisht të mundshme në të ardhmen, ku Shqipëria mund të prodhojë mjetet e veta nga fillimi i procesit gjer në fund.

Edi Rama: Për turpin tim e kam njohur pak ditë, pak më shumë se një javë më parë, jam në dispozicion dhe do ishte një nder shumë i madh nëse do më shënoje në kompanitë tënde si hamall, pa pagesë, për të mbartur peshën e mbështetjes dhe për të shtyrë përpara që Arjeta nuk e di pse e mendova të kuqe, e mendova në fakt të kuqe si “Ferrari from the Ballkans”.

Arjeta Puca: Mund ta prodhojmë komplet me mjetet tona, nga fillimi deri në fund.

Artikulli paraprakBORDI I TRANSPARENCËS PUBLIKON ÇMIMET E REJA, JA ME SA DO SHITEN KARBURANTET NË VEND
Artikulli tjetërKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” BARDH SPAHIA TAKIM ME RAJONIN NUMËR 5