Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve me SHBA-në tha se pa SHBA-në mbase Shqipëria nuk do të ekzistonte.

‘Në këtë marrëdhënie ka hyrë në mes një histori e pangjashme me asgjë tjetër që ka përcaktuar edhe këtë nivel e thellësinë të marrëdhënies sonë me SHBA-në. Shqipëria është një vend i vogël, një vend që e ka të domosdoshme një aleat të madh dhe aleat më të madh dhe të fortë se SHBA as Shqipëria dhe askush tjetër nuk mund të gjejë dot.

Nëse do ta përfytyronim për një moment të vetëm rrugëtimin e këtyre viteve pa SHBA-në e marrim vetë me mend se çfarë do të ishte Shqipëria sot, gjithçka tjetër por jo një vend ku po zhvillohet një reformë thellë në drejtësi. Gjithçka tjetër kur vijon përpjekja për tu ndarë nga e shkuara.

Pa SHBA-në Shqipëri mbase nuk do të ekzistonte dhe pa SHBA-në Shqipëria sot nuk do të ishte as anëtare e NATO-s dhe as anëtare e Këshillit të Sigurimit. Pas SHBA-në Shqipëria nuk do të mund të përballej me të keqen dhe të shkuarën, e cila vijon të shfaqet para nesh nga forma në më të ndryshme. Deri tek hijet e së shkuarës më të errët komuniste, që mendojmë se i ka tretur e kaluar por sërish na dalin para.

Tek ne nuk ka një forcë të mundshme anti-amerikane, por edhe kur ka mllef ndjenjë hakmarrje, jo ndaj SHBA-së por ndaj politikës së SHBA-së, kjo shfaqet në formën e një gare dashurie se kush e do më shumë Amerikën, madje sikur e duan më shumë dhe se BE. Nuk ka këtu një burrë që t’ja thotë SHBA-së në sy kur i dridhen gjunjët nga Reforma në drejtësi, apo se ka frikë të dalë nga shëtpia se e ka damkën në lule të ballit.’- tha Rama.

Artikulli paraprakJOE BIDEN URON ME NJË VIDEOMESAZH SHQIPTARËT: DO VAZHDOJMË TË BASHKËPUNOJMË ME SHQIPËRINË PËR RRUGËN DREJT BE
Artikulli tjetërPRESIDENTI BAJRAM BEGAJ: MOMENT I HISTORISË QË LIDHET ME TË SHKUARËN, TË TASHMEN DHE TË ARDHMEN