Gjatë qëndrimit në New York Kryeministri Edi Rama pati një takim me Ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Ahmed Al Jaber për të folur për dy projekte të mëdha të energjisë.

Bëhet fjalë për krijimin e kompanisë së përbashkët të prodhimit energjitik KESH&MAZDAR, e cila do të ketë një portofol të ri ambicioz investimesh në Shqipëri e në rajon dhe së dyti, ndërtimin e linjës nënujore të transmetimit të energjisë me Italinë, në një bashkëpunim tripalësh Shqipëri-EBA-Itali, shkruan Rama në postimin e tij në facebook shoqëruar dhe me një foto të takimit me ministrin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Artikulli paraprakNORMALIZOHET SITUATA NGA RESHJET NË SHKODËR
Artikulli tjetërGJEKMARKAJ NË KURBIN: SOT DËSHMUAM SE KEMI TEJKUAR QEJFMBETJET