Gjatë stinës së dimrit, sfida e forcave zjarrfikse janë rastet e zjarreve në banesa. Përdorimi I bombulave të gazit për ngrohje dhe gatim por në disa raste edhe përdorimi I paisjeve elektrike ka bërë që problemi më I vogël të jetë shkak I zjarreve që kanë shkrumbuar dhjetëra banesa në bashkinë Shkodër. Bashkim Ramaj, shef I ndërhyrjes së shpejtë I ka drejtuar qytetarëve një apel që të jenë më të kujdesshëm në periudhën e mbetur të dimrit.

Ramaj këshillon që të përdoren bombula gazi të sigurta.

338 kanë qëne raste të zjarrit në banesa apo sipërfaqe tokash bujqësore gjatë vitit të kaluar, ku një numër I konsiderueshëm I takon zjarreve në banesa, ndaj specialistët kërkojnë të tregohet kujdes në përdorimin e bombulave të gazit apo paisjeve elektrike.

Artikulli paraprakPROJEKT PËR PALLATET NË RRUGËN “ISUF SOKOLI”
Artikulli tjetërDËMTOHET PEDONALJA E MOLOS, QYTETARËT: TË MERREN MASA