Ditët e fundit ka patur një diskutim sa I takon sigurimit të ngrohjes në fakultetet e universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ka qenë vetë rektorja Suzana Golemi e cila ka deklaruar se këtë vit është siguruar ngrohja në të gjitha auditoret për t’I krijuar studentëve kushtet optimale për të zhvilluar mësim. Rektorja Suzana Golemi shton se kjo nuk është përgjegjësi direkte e saj, por si administratore e universitetit është e angazhuar personalisht në këtë çështje.

Rektorja Suzana Golemi bëri të ditur se aktualisht nuk ka asnjë problem sa I takon sistemit të ngrohjes në auditore, ku ngrohja sigurohet për të paktën mesatarisht 10 orë në ditë. Ngrohja ka filluar prej një jave dhe pritet të zgjasë deri në javët e para të pranverës, ku do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave .

 

Artikulli paraprakZGJIDHEN ANËTARËT E RINJ TË KED, YURI KIM: VAZHDON ZBATIMI I REFORMËS NË DREJTËSI
Artikulli tjetërRRUGA E AMORTIZUAR, BANORËT: “KALOHET” ME VARKË