Në lagjen “Fermentim” të qytetit të Shkodrës mungojnë prej 25 vitehs inevstimet në infrastrukturën rrugore. Si pasojë, lëvizja bëhet e vështirë për dhjetëra banorë që jetojnë në këtë zonë. Sipërfaqja e madhe e gropave me ujë, e bën të pamundur lëvizjen në këmbë, ndërkohë në këtë rrugë është e vështirë lëvizja edhe për mjetet.

Ata kërkojnë nga bashkia Shkodër të plotësohen kërkesat e tyre dhe asfaltimi I rrugës të parashikohet në projekt buzhetin e vitit të ardhshëm.

Janë rreth 300 familje në këtë zonë të lagjes “Fermentim” të cilët prej vitesh vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore duke bërë që kushtet në të cilat jetojnë të vështirësohen dita ditës. Aq më tepër gjatë dimrit, ku sipas tyre, gropat e ujit duhet t’I kalojnë me varkë