Mëngjesin e sotëm Shqipëria është zbardhur nga reshjet e borës. Në zonën e Thethit, si shkak I reshjeve të dendura të borës edhe gjatë natës, kalimi në rrugë është I vështirë edhe me automjetet tip Fouristradë. Reshjet kanë shkaktuar edhe probleme në aksin rrugor Qafë Thore – Theth, ku dhjetëra vizitorë vendas dhe të huaj të cilët kaluan fundjavën në këtë zonë kanë mbetur të bllokuar.

Ndërkohë, reshjet e borës kanë krijuar vështirësi edhe në aksin nacional, kryesisht në rrugën Pukë – Shkodër ku janë shfaqur rrëshqitje inertesh në vendin e quajtur Qafa e Qelës. Vështërsi shfaqen edhe tek vendi i njohur Kthesa e Danit, Kumbullat në afërsi të Lufit dhe tek Fusha e Qarrit.

Ndërkohë rruga Pukë – Fushë Arrëz shfaq të njëjtat problematika me rrëshqitjen e vazhdueshme të dherave. Rrëshqitje masive shëkmbore paraqiten në aksin rrugorë Pukë – Gjegjan – Mirdirë, ku kërkohet lëvizja më shumë kujdes e drejtuesve të mjeteve. Në dispozicion të menaxhimit të çdo situate në akset rrugore në juridiksionin e bashkisë do të jenë:1 mjet kamion borpastrues dhe kripore, 1 fadromë, 2 mjete kamionçinë.

Ndonëse u inaugurua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, Rruga e Arbrit është mbyllur, për shkak të dëborës së dendur dhe ngricave në bypass-in e Qafës së Murrizës. Aktualisht rruga është mbyllur përkohësisht dhe kalimi bëhet përmes rrugës ekzistuese.

Po ashtu, problematike është paraqitur situata në disa fshatra të rrethit të Dibrës, ku trashësia e dëborës është 40 cm, ndërsa në Peshkopi, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 cm.

Nga ana tjetër, Autoriteti Rrugor Shqiptar deklaron se të gjitha akset nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme. Sipas ARRSH borëpastrueset kanë punuar gjatë gjithë natës. Ndërkohë që iu bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës me mjete borëpastruese dhe punëtorë për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte ne ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.

Akset rrugore nacionale janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore, njofton ARRSH.

Artikulli paraprak“TË GJITHË VËLLEZËR”, EDY REJA RRËFEN MIQËSOREN E BAMIRËSISË NË VATIKAN DHE TAKIMIN ME PAPËN
Artikulli tjetërRRETHINA, 1003 KONTROLLE BAZË VETËM NË 3 MUAJ