Territori I bashkisë Pukë prej mëngjesit të së martes është përfshir nga reshjet e Borës. Bashkia Pukë prej mëngjesit të datës, 13.02.2018 ka aktivizuar Shtabin e Emergjencave për kordinimin e situatës. Deri në këto moment situate paraqitet e qetë dhe pa probleme, ndërkoh reshjet e Borës vijoin të bien me intensitet të lartë. Trashësia e Borës në qytet është 3 cm, ndërsa në lartës ka kaluar 20 cm. Të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale në territorin e bashkisë Pukë janë të kalueshme pa probleme, ndërkoh që në rrugët nacionale mjetet e kompanisë që mirmban rrugët po punojnë intensivisht. Në aksin rrugorë Pukë Fushë Arrëz dhe anasjelltas, nisur nga ankesat e qytetarve është e domosdoshme kriposja më shumë e rrugës, pasi në disa pika është e rreshqitshme.

Energjia Elektrike ka në të gjithë zonat e bashkisë Pukës, përveq qendrës së njësisë administrative Rrape, ku punonjësit e OSHEE po punojne për riparimin e defektit të shkaktuar gjatë natës. Shërbimi Shëndetësore si në spitalin bashkiak, Shërbimin e Urgjencës, dhe Qendrat Shëndetësore vijon normalisht pa probleme, ndërkoh nuk ka asnjë rast të emergjencave shëndetësore. Në asnjë prej njësive vendore nuk ka problem me zhvillimin e procesit mësimor, ndërkoh që është I siguruar në vijimsi sisitemi I ngrohjes.

Bashkia Puka ka marr të gjithë masat dhe po monitoron në vijimsi situaten sa I perket kushteve atmosferike. Mjetet qe disponon bashkia jane në gadishmëri për të ndërhyr në cdo rast kur është e nevojshme. Shërbimi Zjarrfikës është porositur që në orët e mëngjesit dhe janë në gadishmëri forcat dhe mjetet, qoft për rastet e zjarreve, por dhe për rastet e emergjencave shëndetësore në zonat rurale të bashkisë Pukës. 

Artikulli paraprakBERAT, TËRHIQEN NGA LISTA DY KANDIDATET NË LISTËN PD, I LËNË MANDATIN ASTRIT VELIAJT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET 47-VJEÇARI I SHPALLUR NË KËRKIM