Tërhiqen nga lista dy kandidatet për deputete që ndodheshin në listën e Partisë Demokratike në qarkun e Beratit. Janë dorëhequr nga kandidimi Juvina Jani dhe Monika Qosja. Në këtë mënyrë i hapet rruga kandidatit për deputet Astrit Veliaj. Dy kandidatet kanë dorëzuar dje në KQZ dorëheqjen nga kandidimi.

Në listën e kandidatëve PD, Astrit Veliaj figuronte pas Eduard Halimit por për shkak të mos plotësimit të kuotave gjinore, i takonte njërës prej dy kandidateve femra të merrnin mandatin. Eduard Halimi la mandatin më 9 shkurt 2018, për tiu kthyer profesionit të tij prej juristi dhe për tiu përkushtuar një projekti të së drejtës ndërkombëtare private. 

Artikulli paraprakEURODEPUTETJA MACOVEI: TË LUFTOHET KORRUPSIONI!
Artikulli tjetërRESHJET E DËBORËS, SITUATA AKTUALE NË PUKË