Rënia e reshjeve të dendura të shiut ka edhe një lajm të mirë, pasi janë rritur rezervat energjitike në Kasakdën e Drinit.

Në një njoftim për shtyp, KESH sqaron se janë reduktuar me 75% importet qe ishin kontraktuar për periudhen 2-15 janar. “KESH po e shfrytëzon këtë situatë optimalisht, duke i trajtuar prurjet nëpërmjet ngarkimit maksimal të mundshëm të agregatëve të vet dhe njëkohësisht duke reduktar me rreth 75% importin e energjisë elektrike të kontraktuar për periudhën kohore 02-15 janar 2016, për t’i rimarrë në një kohë të përshtatshëm gjatë javëve në vijim”, thuhet në njoftimin e KESH.Pervec administrimit të riskut hidrologjik në kaskadën e Drinit, KESH sh.a po administron dhe riskun hidrologjik që vjen nga HEC-et e vegjël, private dhe koncesionarë, të cilët kanë katërfishuar  kapacitetin e prodhimit të energjisë elektrike brenda një harku kohor prej 24 orësh (nga 50 MË në mbi 200 MË).“Sipas të dhënave zyrtare të Sektorit te operimit dhe monitorimit te kaskadës në orën 13:00 niveli i HEC Fierzë ishte 277.89 (1.4 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet janë rreth 1800 m3/sec (nga rreth 130 m3/sec 24 orë më parë). Në HEC Koman niveli ishte 173.35 m, (1.8 m më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet anësore janë rreth 600 m3/sec (nga rreth 120 m3/sec 24 orë më parë). Ndërkohë në HEC Vau i Dejës niveli ishte 75.02 m3/sec, (0.2 m  më i lartë se 24 orë më parë) dhe prurjet anësore rreth 440 m3/sec (nga rreth 270 m3/sec 24 orë më parë). KESH sh.a. po ndjek dhe monitoron nga afër dhe në vazhdimësi situatën në HEC-et e Kaskadës së Drinit për të menaxhuar në mënyrë optimale prurjet, njëkohësisht duke kontribuar në uljen e rrezikut nga përmbytjet.”

 

Artikulli paraprakPANARITI, PO MONITOROJMË SITUATËN NË TË GJITHË ZONAT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN TRE SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE