Reshjet e ditëve të fundit, kane rritur ndjeshëm prurjet në hidrocentralet e kaskadës së Lumit Drin.

Reshjet e shumta por edhe prurjet anësore të cilat kanë rritur nivelin ne bazxsenen e hidrocentralve kane detyruar drejtuesit e hidrocentraleve ne koman dhe Vau Dejës që të hapin portat. Burime pranë këtyre dy hidrocentraleve, behet me dije se eshte vendosur hapja e portave të hidrocentraleve dhe ka nisur shkarkimi.  Sipas po të njejtave burime në Koman, duke parë prurjet në basen por edhe rritjen e nivelit të basenit të hidrocentralit, është vendosur që të nisin shkarkimet të cilat kanë nisur që mbreme me 1500 m3 ujë në sekond ndërkohe që nuk dihet nëse këto shkarkime do të qëndrojnë gjatë kjo edhe ne varesi te prurjeve ne hidrocentral. E njeta situate eshte regjitruar edhe ne Hec Vau Dejës.

Edhe pse në sasi më të vogel, ne Vaun e Dejes, shkarkimet kane nisur mengjesin e se dieles me 500m3 uje ne sekond, nderkohe qe keto shkarkime po kontrollohen me qellim që te mos shkaktojne probleme ne zonen e nenshkodres e cila rrezikun kryesor nga permbytjet e ka nga shkarkimet e hidrocentraleve

Artikulli paraprakFABRIKA E BETONIT, BANORËT NË PROTESTË
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, POLICIA NË GADISHMËRI