Reshjet e dendura të shiut sollen sërish probleme në Lezhë.Disa zona të qytetit u përmbyten nga vërshimi i ujerave, ndërsa situata më e vështire ishte në lagjen “Skëndërbeg”. Katër familje u izoluan gjatë natës, pranë ures së vjeter, pasi niveli i uji arriti deri në 40 cm. Për situaten e krijuar banoret fajësojnë kompaninë që po ndërton Uren mbi Lumin Drin në këtë zonë, pasi prezenca e dherave ka bllokuar evadimin e ujerave.

Gjatë natës situatë e vështire ishte dhe në blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektarë” të lagjes Besëlidhja .Niveli i ujit aty arriti deri në 40 cm duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështiresuar lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve.Me ndërprerjen e reshjeve të shiut uji është tërhequr, por duke lënë pas baltë dhe inerte.Qytetaret thonë se kjo është një situatë e përsëritur prej 30 vitesh, duke ju vështiresuar jetesen.

Në harkun kohor të 3 muajve Lezha është përmbytur disa herë dhe si zgjidhje e problemit shihet zbatimi i projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza, investim që pritet të nisë së shpejti me financim të Qeverisë Gjermane.

 

Artikulli paraprakPAS SHKARKIMIT TË LAMES, RAMA PREZANTON DALLËNDYSHE BICIN NË KRYE TË KADASTRËS
Artikulli tjetërSHPËRTHIMI NË KURBIN, SHOQËROHEN 10 PERSONA