Varri monument kulture i Kolë Idromenos në varrezat e Rrmajit, Shkodër vijon të degradohet dita – ditës teksa ende nuk është bërë asnjë investim për mirëmbajtjen e tij. Në tetorin e vitit të kaluar, ministrja e Kulturës së asaj kohe, Elva Margaritit do të njoftonte publikisht restaurimin e varrit monumental të Kolë Idromenos, së bashku me të edhe të restaurimin e varrit monumental të familjes Marubi në Shkodër. Por nga vëzhgimi që bëmë këtë të marte, rezulton 8 muaj më vonë se përveç degradimit të vazhdueshëm të këtij monumenti kulture, ende nuk është nisur procesi I rikonstruksionit për pastrimin, konsolidimin, rimodelimin dhe plotësimin e elementeve dekorative që mungojnë.

Restaurimi i varrit në vitin 2016 ishte një punë jo bindëse e cila tani është e dukshme, duke nxjerrë në pah dëmtimet që i janë bërë këtij varri.

Mirëpo po behen 8 vite nga ajo kohë dhe varri i kolosit te piktures dhe arkitektures vijon të jetë një shëmbyllture e papërshtatshme.

Nuk duhet harruar se ky varr ishte amaneti i fundit i Kolë Idromenos, ndersa ëngjëlli mbi varr është punë e tij personale. Ministria e Kulturës premtoi nje faze tjeter punimesh e cila ende nuk ka nisur, ndërsa Drejtoria Rajonale e Trashegimise Kulturore në Shkodër duhet të japë një informacion të saktë mbi projektin e parashikuar dhe kohën kur pritet të nisë restaurimi.

Artikulli paraprakVLLAZNIA ZYRTARIZON DELIUN, GATI EDHE GURISHTA
Artikulli tjetërNISIN AUDICIONET NË TEATËR “ OPERA PËR TRE GROSHE”