Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat, në një kohë kur ka mbaruar procesi i numërimit në thuajse të gjithë vendin. Ai u shpreh se ndihej i vogël para një hartë e cila është e mbushur me ngjyrat e Rilindjes, ndërsa shtoi se duhet vijuar puna e ngadalësuar nga fushata, në nivel vendor dhe qendror. Rama tha se duhet të ruhen nga era e fortë dehëse e fitores.

“Ndihem shumë i vogël përballë hartës së fitores. Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e forte dehëse e një fitoreje si kjo. E kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga zoti dhe më i keqtrajtuari nga robi, një turn falënderues nga të gjithë. Nuk duhet harruar se ishin zgjedhjeve vendore. Tanimë që shqiptarët zgjodhën ata që dëshironin , duhet të vazhdojmë punët që u ngadalësuan nga fushata.

Nuk do t’i ngrij askujt buzëqeshjen e një fitoreje të arritur me shumë punë. Kryebashkiakët tanë, deputetët, drejtuesit politik, jam admirues për arritjet e tyre. Edhe më falënderues i jam socialistëve të bazës që u angazhuan me mish e shpirt në të gjithë territorin. Pa dyshim patrionazhistëve dhe aktivistëve të paepur pa të cilët makinës sonë do i mungonin shumë kuaj fuqi. Si dhe shumë falënderues i jam skuadrës së sondazheve e statistikave”, tha Rama.

Artikulli paraprakPS FITORE TË THELLË NË ZGJEDHJET VENDORE, RAMA PRITET TË ZHVILLOJË KOMUNIKIM ME GAZETARËT
Artikulli tjetërMBARËVAJTJA E PROCESIT ZGJEDHOR, RAMA: VONESAT NË 500 QENDRA TË VOTIMIT, DËSHTIM SPEKTAKOLAR I KQZ! NUK DO E LËMË ME KAQ