“Fifty shades darker” titullohet filmi I ri I serisë “Fifty shades of Grey”

, trailer I të cilit, është publikuar të martën mbrëma për herë të pare, ku në vetëm një ditë nga publikimi I këtij trailer, videoja ka marrë me mijëra klikime, dhe komentet kanë qënë të shumta ku pjesa më e madhe e tyre shprehnin padurimin deri në daljen e filmit në kinema. Në imazhet e para të filmit të shumëpritur shihen protagonistët të cilat janë të njëjtit si në filmin e pare, Christian Grey ( Jamie Dorman ) dhe Anastasia Steel ( Dakota Johns ) që zbulojnë detaje, të cilat ashtu siç edhe filmi janë bërë të famshme në të gjith botën për impaktin e dhënë në mënyrën e realizimit por edhe të skenave erotike të përfshira në të. Kësaj rradhe, nuk ka rregulla nuk ka ndëshkime, dhe mbi të gjitha nuk ka sekrete – I thotë në një fragment ajo Christian Grey-t në trailerin e filmit teksa zbulohet se ai po përpiqet të rifitojë dashurinë e saj, të papriturat nuk do të mungojnë, duke I dhënë këtij filmi një trajtë tjetër nga ajo e para. Protagonistë të tjerë në film do të jenë edhe disa emra të njohur botëror, siç janë Kim Basinger dhe Rita Ora. Ashtu si edhe në serinë e parë ,“Fifty shades of darker” do të dalë në kinematë botërore me 14 shkurt, pra në ditën e “Shën Valentinit”

Artikulli paraprakALEXANDËR CEFERIN PRESIDENTI I RI I UEFA-s
Artikulli tjetërRAMA NË DIBËR: FALEMINDERIT QË NA VOTUAT