Tre ditët me shi të dendur dhe reshje dëbore në juglindje, veri dhe verilindje të vendit sot ia lanë vendin një moti të kthjellët pa vranësira, por me temperatura shumë të ulëta.

Por dielli dhe temperaturat e ulëta që u shënuan ditën e sotme nuk do të zgjasin shumë, pasi duke filluar nga orët e para të datës 2 Dhjetor do të rikthehen reshjet e shiut në pjesët ekstreme të vendit. Fillimisht pjesa veriore dhe më pas ajo jugore do të jenë zonat që do të përfshihen nga moti i keq me reshje.

Mbrëmjen e datës 2 Dhjetor dhe në vazhdim do të fillojnë reshjet në pjesën e Shqipërisë së mesme. Në datën 4 do të ketë një pushim për t’u rikthyer më pas sërish reshjet në datë 5 Dhjetor. Edhe rajoni do të jetë në këto kushte atmosferike.

Artikulli paraprak“NGRITI NË KËMBË” POLICINË, REZULTON FALS ALARMI PËR BOMBË NË SHKUP
Artikulli tjetër6 PIKË ME DETYRIM, TIRANA ME SYTË NGA KALENDARI, SHQETËSON VETËM XHIXHA