MONS. ANGELO MASSAFRA, DREJTON APELIN NDAJ TË VARFËRVE DHE KUNDËR HAKMARRJES. Festa e Pashkëve ka mbledhur në Shkodër qindra besimtarë, edhe në meshën e së dielës, ne të gjitha kishat e qarkut te Shkodrës, por vëmendja është përqendruar ne katedralen e Shën Shtjefnit, ku është përcjelle edhe mesazhi I Pashkëve dhëne nga arqipeshkvi I dioqezes Shkodër– pult, Mons. Angelo Massafra.

Ne mesazhin e përcjelle, live ne ekranin e star plus, Massafra, iu dedikua të varfërve por mbi te gjitha beri thirrje kundër hakmarrjes. Në Shkodër, festimet nisën pak para mesnatës, ku qindra besimtarë  morën pjesë në “meshën e pagjumësisë” të drejtuar nga imzot angelo masafra, në katedralen e “Shën Shtjefnit”. për besimtarët katolikë, kjo ditë është momenti kulminat i krishtërimit dhe thelbi i besimit, pasi simbolizon ringjalljen e jetës dhe shpresës.

Artikulli paraprakE DIELA E PASHKËVE, PAPA FRANÇESKU THIRRJE PËR PAQE
Artikulli tjetërAKADEMIA, EKIPI U-17 NGJITET NË VENDIN E TRETË