Në forumin “Rinia dhe Info-komunikimi” bashkë me të rinjtë prezantuam aktivitetet që do të zhvillohen pranë Qendrës së parë Rinore në Shkodër. “shkodrarinore.gov.al” është portali i ri për rininë.

Aty të rinjtë gjejnë gjithçka rreth altiviteteve rinore, mundësisë së përfshirjes së tyre në vendimmarrjen publike dhe njihen me çdo procedurë në kuadër edhe të programit të transparencës së Bashkisë Shkodër.

Pas prezantimeve, të rinjtë zhvilluan sesion të gjatë diskutimesh me Kryetaren e Bashkisë së Shkodrës mbi mundësitë për përmirësimin e programeve dhe nevojave që ata kanë në territor. Sot të rinjtë kanë nevojë për shpresë dhe mbeshtetje, mundësi që të mendojnë dhe punojnë për vendin e tyre, për zhvillimin e Shkodrës, me energjinë që vetem të rinjtë mund t’ia japin.

Artikulli paraprakGJIKNURI DHE MESI INSPEKTOJNË HEC-in NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërIRAKU DEKLARON FITORE NDAJ IS-it