Publikimet me të gjitha të dhënat nga ana e mediave e disa rasteve të fëmijëve të abuzuar seksualisht apo edhe të dhunuar kanë bërë që Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, Qendra për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Instituti Shqiptar i Medias të zhvillojnë një trajnim me gazetarë në disa qytete të Shqipërisë.

Trajnimi “Roli i Medias me Raportimin e Rasteve të Dhunës ndaj Fëmijëve” u zhvillua edhe në Shkodër me gazetarë dhe përfaqësues të sektorit të mbrojtjes së fëmijëve në bashkitë e qarkut Shkodër. Borjana Dine nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve u shpreh se roli i medias është tejet i rëndësishëm.

Publikimi i të dhënave, gjë e cila denigron të drejtat e fëmijëve në rastet e rënda të dhunës apo abuzimeve seksuale kryesisht raste të transmetuara në mediat kombëtare por edhe organizata humanitare ka shqetësuar Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e Fëmijëve.

Nga trajnimet me gazetarët në të gjithë Shqipërinë janë shfaqur problematikat kryesore të raportimit të rasteve të dhunës dhe abuzimeve seksuale me fëmijët siç janë mos ruajtja e anonimatit dhe publikimi i padrejtë i të gjitha të dhënave bashkë me dëshmitë e të miturve apo abuzuesve të cilat janë të ndaluara me ligj.

 

Artikulli paraprakZËVËNDËS TRAJNERI MILOTI: NDESHJA ME PARTIZANIN NJË FINALE
Artikulli tjetërKOMISIONI I RITHEMELIMIT RENDIT 6 ARSYET: PSE ANKIMIMI I ENKELEJD ALIBEAJT NUK DUHEJ PRANUAR