Për më shumë se 40 vite, dhjetra banorë të fshatit Rragam të Njësisë Administrative Gur i Zi në Shkodër kanë patur mundësinë të kalojnë përmes rrugës në digën aty pranë, e ndërtuar për hidrocentralin në Vau Dejës, për të shkuar në tokat dhe pronat e tyre. Megjithatë, muajt e fundit ata bëjnë me dije se u është ndaluar kalimi.

Prej pak muajsh e gjithë diga është rrethuar dhe si pasojë rruga që ata kanë përdorur për vite me radhë me leje edhe nga pushteti vendor, nuk mund të përdoret më. Si pasojë e kësaj ata kanë shitur edhe bagëtitë pasi nuk kanë si t’i kalojnë në anën tjetër. Bllokimi i rrugës mbi këtë digë ka bllokuar totalisht 11 familje, të cilat në anën tjetër kanë patur një pjesë të përditshmërisë së tyre të punës dhe bukës së gojës.

Ndërkohë, përveç bllokimit të rrugës, hidrocentrali i Vaut të Dejës ka zënë një pjesë të madhe të tokave të tyre dhe që prej asaj kohe asnjë dëmshpërblim nuk është përfituar.

Artikulli paraprakTRE KANDIDATET QË PLOTËSOJNË KRITERET PËR PROKUROR TË PËRGJITHSHËM TË PËRKOHSHËM
Artikulli tjetërSHPËRBLIMET E PENSIONISTËVE PËR FESTA