Ky është Xhemal Alibali. Për 15 vite me radhë ka ndarë kafen e mëngjesit me dramaturgun Fadil Kraja në këtë lokal në qendër të Shkodrës. Kjo karrike dhe tavolinë në të cilën qëndronte i ndjeri Fadil Kraja është një boshllëk i madh për 86 vjeçarin Alibali i cili pati

fatin që 15 vite më parë të njihej me dramaturgun e njohur përmes muzikantit Mark Kaftalli i cili po ashtu nuk jeton më. Miku i të ndjerit erdhi edhe sot në vendin e përhershëm por në vend të shokut të tij gjeti këtë tufë me lule që lokali kishte vendosur në tavolinën ku qëndroi Fadil Kraja në nder dhe respekt të tij.

Bisedat për 15 viteve me radhë gjatë mëngjeseve kanë qenë të shumta por shoku i dramaturgut Kraja, Xhemal Alibali tregon disa nga më interesantet që ai kujton siç është biseda për Shkodrën që para 2500 vitesh dhe evulimin deri në ditët e sotme.

I ndjeri Fadil Kraja, rrëfen shoku i tij ishte gjithnjë një nxitës për shkrimtarët e ri duke i kërkuar që të shkruajnë sa më shumë dhe duke i mbështetur ata.

Alibali thotë se kur ishte 75 vjeç edhe pse arsimimi i tij është vetëm me 7 klasë shkollë shkroi librin e tij të parë dhe më pas edhe tre libra të tjerë dhe këtë nxitje ia dha vetëm miku i tij dramaturgu Fadil Kraja.

Një shqetësim për Fadil Krajën ishte gjithmonë edhe niveli në rënie i artit dhe kulturës në përgjithësi kjo si shkak i shumë faktorëve.

Fadil Kraja përveçse një personalitet i artit dhe kulturës ishte edhe një person me vlera humane, një familjar i përkushtuar, mik dhe shok shumë i mirë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, HOMAZHE “MJESHTRIT TË MADH” FADIL KRAJA
Artikulli tjetërI VRANË DJALIN 3 VJEÇ, SHKODRANI MBËRRIN NË FAMILJEN E MATEOS PËR NGUSHËLLIM