Rrëzimi i avionit, piloti Italian pranon: Ishte test për të transportuar droge
Piloti i avionit të rrëzuar sot në Ishëm ka folur përpara grupit hetimor, ku ka thënë se ka ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe ky fluturim ishte për të testuar pistën e improvizuar në mënyrë që rrugën tjetër të mund të merrte 200 kilogram lëndë narkotike. Kjo është bërë e ditur nga burime brenda grupit hetimor të cilat thonë se, ai ka dhënë disa dëshmi për të cilat është duke u punuar por që nuk jepen më shumë detaje për shkak të hetimit. Fillimisht, piloti tha se kishte qenë duke parë territorin shqipytarë pas ardhjes nga Milano dhe se avionic i tij kishte pësuar defekt. Ndëkrohë, ekspertët vijojnë që të marrin në pyetje pilotin në mënyrë që të zbardhen më shumë detaje rreth dyshimeve se ai është përfshirë në transport droge.