Qëndrimi me orë të tëra në internet është një sëmundje e cila duket se ka përfshirë thuajse të gjithë shoqërinë. Rreziku më i madh i qëndrimit të gjatë në internet është teknostresi. Sipas studimeve të shumta të realizuara rezulton se ka individ të ndryshëm të cilët nuk janë të shkëputur fare nga kompjuteri, smartphone ose tablet edhe në shtrat për motive profesionale, mesatarisht 2 në 3 persona dhe as të shtunë dhe të dielë, rreth 90% e tyre.

Sipas një studimi të kryer nga autoritetet përkatëse italiane në mbi një kampion 1009 punonjës dixhitalë, ku thuajse 9 në 10 deklaruan se përdornin shpesh pajisjet mobile për tu lidhur me internetin për arsye pune. Pjesa më e madhe e të pyeturve qëndronin për 8 orë në ditë të lidhur pas kompjuterit, rreth 18.4%, ndërsa kishte nga ata që qëndronin mbi 10 orë, rreth 9.8%. Ndërsa personat që qëndronin mes 12 dhe 16 orë para kompjuterit shkojnë rreth 6%. 64.1% e personave rezultoi se përdornin smartphone një orë në ditë për të folur për punën, ose rreth 30 orë në muaj, edhe në fundjavë. Kishte nga ata punonjës që e përdornin smartphone edhe 6 orë në ditë, me pauza 30 minutëshe. Ndër simptomat më të shpeshta nga teknostresi, e njohur në vitin 2007 si sëmundje e re profesionale, është dhimbja e kokës në masën 44.5%, rënia e përqendrimit 35.4%, nervozizmi dhe luhatjet e humorit 33.8%, tensioni neuromuskulor 28.5%, lodhja kronike 23.3%, pagjumësia 22.9%, ankthi 20.4%, problemet gastro-intestinale 15.8%, goditjet e panikut 2.6% dhe depresioni 2.1%. Pjesë e rrezikut të qëndriimit gjatë në internet është dhe fakti se gjatë kësaj periudhe ne marrim rreze të shumta të dëmshme për organizmin tonë. 

Artikulli paraprakMUNGOJNË VENDPARKIMET PËR INVALIDËT
Artikulli tjetërVAZHDOJNË OPERACIONET ANTIKANABIS NË SHKODËR