Rastet e të miturve që kryejnë vepra penale në qarkun Shkodër kanë pësuar njjë rritje kohët e fundit duke u kthyer në një shqetësim. Disa javë më parë në Shkodër u arrestuan të mitur që kishin kryer mbi 50 vjedhje. Altin Nika, psikolog në policinë vendore të Shkodrës deklaron se vjedhjet mbeten krimet më të shumta tek të miturit, por edhe keqpërdorimi i rrjeteve sociale dhe shpërndarja e drogës janë një shqetësim tek të miturit.

Nisur nga Kodi i Drejtësisë Penale por edhe fakti që rastet e krimeve tek të miturit janë shtuar, policia e Shkodrës tashmë do të ketë një mjedis krejt të ri për marrjen në pyetje të të miturve teksa çdo seancë do të regjistrohet.

Policia Vendore e Shkodrës vitet e fundit është përballur me një sërë ngjarjesh të rënda ku ka patur të përfshirë edhe të mitur duke nisur që nga vrasjet, trafiku i drogës, vjedhjet dhe krime të tjera nga të mitur që shpesh herë shfrytëzohen nga grupe apo individë kriminal.

 

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA ËSHTË ARMIK I QENIES SONË, KY REVOLUCION NUK MPOSHTET NGA ASGJË
Artikulli tjetërKALAJA ROZAFA, ATRAKSIONI KRYESOR I SHKODRËS