Drafti për rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese ka shkaktuar sërish debat në Kuvend mes Gazment Bardhit dhe zv. kryetarit të grupit të PS, Toni Gogu.

Gogu: Fakti që t’u rrit paga, do të thotë se të bleu Rama?

Bardhi: Se kuptova pse kërceve në mënyrë të tillë. Së dyti vazhdove të gënjesh publikisht. Ma gjej në një vend ku kam propozuar rritjen e pagave. Ka qenë një pazar i pastër mes anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë me në krye Ramën. Nuk mund të ketë gjyqtarë që mund ta kenë pagën mbi prokurorët dhe gjyqtarët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme. S’mund të ketë pazar vetëm për një segment të sistemit të drejtësisë.

Artikulli paraprakNGA LISTAT E HAPURA TE VETTINGU DHE VOTA E DIASPORËS, BASHA ZBULON 6 PROPOZIMET E PD
Artikulli tjetërPËRMBYSET KAMIONI NË RRUGËN E VJETËR PLLANË-RRUBIK, PLAGOSET DREJTUESI I KAMIONIT