Shqipëria ka rritje ekonomike, por kjo nuk është përkthyer në të njëjtën masë në shtim të punësimit. Kjo është pyetja që qeveria i ka bërë vetes e që vetë kryeministri Rama ka angazhuar një grup deputetësh për të hartuar një platformë të madhe për punësimin.

Deputeti Anasatas Angjeli, i cili është edhe kryetar i këtij grupi, thotë se shteti do të ndërhyjë me instrumente për të rritur punësimin: që nga subvencioni që qeveria do të japë për të papunët që pranojnë të marrin aftësim profesional e deri te caktimi i sektorëve prioritarë që do të gjenerojnë vende pune.

Angjeli thotë se sot ka një numër të madh fondesh e donacionesh që japin institucionet e huaja dhe vetë shteti, siç është shërbimi kombëtar i punësimit, por pa patur një analizë se sa efektive kanë qenë ato në hapjen e vendeve të reja të punës, për këtë arsye ka lindur nevoja që të krijohet një institucion i vetëm që t’i menaxhojë këto fonde.

Sot në Shqipëri nuk ka një kosto reale se sa kushton të hapësh një vend pune dhe një model se si duhet të aftësohen në kurse kualfikimi e rikualifikimi. Qeveria do të nisë takimet me të rinj dhe grupe biznesesh për të evidentuar problemet reale në tregun e punësimit, e kësaj here siç tha deputeti Angejli do të flitet “pa doreza”.

Artikulli paraprakSHKARKOHET GJYQTARI FATOS LULO
Artikulli tjetërPD: DEPUTETI SOCIALIST ALKET HYSENI I AKUZUAR PËR TJETËRSIM PRONASH NË DHËRMI